Ndërlidhjet

Libri i Toni Bler del në shitje sot


Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, në pjesë të sapo publikuara të memoareve të tij thotë se ai ka qarë për ushtarët dhe civilët që janë vrarë gjatë luftës në Irak.

Mirëpo, sipas këtyre pjesëve të publikuara nga botuesi, Bler thotë se ai ende beson se largimi nga pushteti i regjimit të Sadam Hyseinit ishte një vendim i drejtë. Ai gjithashtu nuk pendohet që i dha mbështetje të fuqishme invazionit amerikan të Irakut në vitin 2003.

Toni Bler thotë se ai beson që të lihej Sadami në pushtet do të ishte një rrezik më i madh për sigurinë e perëndimit se sa kaosi dhe dhuna e përgjakshme që pasoi invazionin. Libri autobiografik i Blerit me titullin “A Journey” do të dal në shitje nga dita e sotme.

Bleri ka paralajmëruar se fitimet nga libri do i jap si donacion për një organizatë bëmirëse britanike që i ndihmon veteranët e luftës. Bleri dha dorëheqje si kryeministër në qershor të 2007, pas një dekade në pushtet. Gjatë kësaj kohe u arrit nënshkrimi i marrëveshjës së paqes në Irlanden Veriore që udhëhiqet nga britanikët, u bënë sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA si dhe Britania morri pjesë në luftën e Irakut dhe Afganistanit.
XS
SM
MD
LG