Ndërlidhjet

Van der Vart lë Realin për Totenhemin



Futbollisti holandez Rafael Van der Vart ka kaluar sot nga klubi spanjol Real i Madridit në Totenhemin e Londrës.

Për këtë transfertë klubi londinez ka kërkuar dhe ka marrë leje të posaçme nga kryetari i premier ligës, sepse kontrata është realizuar sot, ndërsa të martën në mbrëmje skadoi afati për transferin e lojtarëve.

Traineri i Totenhemit Hari Rednap tha se klubi anglez i ka paguar Realit dëmshpërblim prej 9.65 milionë euro.

Në dy vitet e kaluara në Madrid, futbollisti 27 vjeçar holandez ka luajtur 71 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola.
XS
SM
MD
LG