Ndërlidhjet

Bajden: Iraku është afër formimit të qeverisë së re



Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden tha sot se beson që liderët irakianë janë afër formimit të qeverisë, e cila do ta përfaqësojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të marsit.

Bajden i bëri këto komente gjatë qëndrimit në Bagdad, ku mori pjesë në nisjen e "Operacionit Agimi i Ri".

Vizita shihet si mundësi për zyrtarët amerikanë që t'i bëjnë trysni Irakut të formojë qeverinë pas ngërçit gjashtë mujor.
XS
SM
MD
LG