Ndërlidhjet

Gejts, pas Irakut, viziton Afganistanin


Sekretari i mbrojtjes së SHBA-ve, Robert Gejts, ka arritur sot në Kabul për të takuar komandantin e NATO-s, Gjeneralin Dejvid Petreus dhe Presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.

Shefi i Pentagonit gjithashtu pritet të vizitoi trupat amerikane. Gejts shkoi në Afganistan nga Iraku ku morri pjesë në ceremonitë që shënuan fundin zyrtar të misionit luftarak amerikan në Irak.

Arritja e Gejtsit në Kabul ndodh në kohën kur një zyrtar afgan tha se 10 aktivistë të fushatave zgjedhore janë vrarë gjatë një sulmi ajror të forcave ndërkombëtare në një krahinë veriore të vendit. NATO është deklaruar se është duke e hetuar rastin për të verifikuar nëse një akuzë e tillë qëndron.
XS
SM
MD
LG