Ndërlidhjet

Çeki: Në Kosovë mbeten vetëm 90 ushtarë çekë


Ministri i Mbrojtjes i Çekisë, Aleksandar Vondra, tha se do t’i propozojë Parlamentit të këtij vendi, që deri në vjeshtë, në kuadër të trupave të KFOR-it në Kosovë, të mbesin vetëm 90 ushtarë, e jo 550, sa janë tash.

Kështu Çekia, pas 11 viteve të pjesëmarrjes në misionin në veri të Kosovës, ku e kishte një batalion të përbashkët me Sllovakinë, prej muajit tetor do t’i ketë vetëm 80 ushtarë në bazën në Kosovë, ndërsa 10 ushtarë të tjerë do të jenë rezervistë në Çeki, të gatshëm për përforcim në Kosovë, nëse do të ketë nevojë.
XS
SM
MD
LG