Ndërlidhjet

Portugali: Shtatë shpallen fajtorë për abuzimin e fëmijëve



Në Portugali, gjashtë burra dhe një grua janë shpallur fajtorë për qindra akuza për abuzim seksual të fëmijëve, për dhunim të fëmijëve dhe për drejtim të një rrjeti pedofilie në një shtëpi për fëmijët e pastrehë në Lisbonë gjatë viteve të '90-ta.

Gjykimi, i cili zgjati gjashtë vjet dhe besohet të jetë më i gjati në Portugali, ka përfshirë dëshmitë e më shumë se 800 dëshmitarëve dhe ekspertëve, përfshirë dhe 32 viktimat e pretenduara.

Në mesin e atyre që u shpallën fajtorë janë Karlos Kruz, ish prezantues televiziv, dhe Horge Rito, ish ambasador.

Gjykata pritet t'i shpallë dënimet sot pasdite.
XS
SM
MD
LG