Ndërlidhjet

Ahmadinexhad fton palestinezët të vazhdojnë luftën



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad u ka bërë thirrje palestinezëve që ta vazhdojnë luftën e armatosur kundër Izraelit, një ditë pasi udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë u dakorduan që t'i vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të.

"Çështja e Palestinës nuk mund të zgjidhet përmes bisedimeve me armiqtë e popullit palestinez. Rezistenca është mënyra e vetme për të shpëtuar palestinezët", ka thënë Ahmadinexhad.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, e cila ishte mikpritëse e sesionit të parë të bisedimeve ndërmjet kryeministrit, Benjamin Netanjahu, dhe presidentit palestinez, Mahmud Abas, shprehu bindjen se përpjekja e fundit për të sjellë paqe në rajon mund të ketë sukses aty ku shumë të tjera kanë dështuar.

Netanjahu dhe Abas u dakorduan të takohen në 14-15 shtator, në praninë e sekretares Klinton.
XS
SM
MD
LG