Ndërlidhjet

Irak: Amerikanët janë përfshirë në luftime kundër militantëve


Trupat amerikane kanë marrë pjesë në një përleshje në Irak, për herë të parën, prej se më 31 gusht e mbyllën misionin luftarak në Irak.

Trupat amerikane u kanë ndihmuar forcave irakiane në luftë kundër militantëve me armatim të rëndë, që e kishin sulmuar një seli të ushtrisë irakiane në qendër të Bagdadit.

Nga luftimet u vranë 12 vetë dhe u plagosën disa të tjerë.

Sulmi i djeshëm kundër këtij objekti të ushtrisë irakiane, që zgjati një orë, ishte i dyti në disa javët e fundit.

Forcat amerikane tashmë zyrtarisht nuk janë në mision luftarak në Irak, por afro 50 mijë ushtarë kanë mbetur atje për ta stërvitur dhe ndihmuar ushtrinë e Irakut.
XS
SM
MD
LG