Ndërlidhjet

A ka qasje në dokumente zyrtare?


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shprehin shqetësimet e tyre se institucionet e Kosovës, si ato të nivelit qendror, po ashtu edhe të atij lokal, janë duke shkelur të drejtat e njeriut, duke mos u lejuar qytetarëve qasje në dokumentet zyrtare.

Drejtori ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala, thotë se qytetarët kosovarë kanë të drejtë të dinë për shumë ligje dhe dokumente.
Ose nuk i kthejnë përgjigjet, ose nuk lejojnë, duke u thirrur në atë që shteti ka disa kufizime dhe nuk mund të ketë qasje. Padyshim që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Me ligj është e rregulluar që qytetarët, që janë të interesuar për disa dokumente, e që nuk e cenojnë shtetin, mund të kenë qasje. Mirëpo, një gjë e tillë është vetëm në ligj, ndërsa në zbatimin praktik ka gjithmonë pengesa”.

“Ose nuk i kthejnë përgjigjet, ose nuk lejojnë, duke u thirrur në atë që shteti ka disa kufizime dhe nuk mund të ketë qasje. Padyshim që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”
, thotë Shala.

Mosqasjen në dokumente zyrtare, Shala e sheh si të qëllimshme. Sipas tij, kjo bëhët pasi që shumë zyrtarë të institucioneve të vendit mund të kenë bërë keqpërdorime.

“Këta nuk lejojnë qasje në dokumente, ku mund të ketë ndikime për krime, siç është korrupsioni. Është një qëllim që në këtë fazë të mos lejohet qasja në dokumente zyrtare. Ose, ajo lejohet në raste shumë të jashtëzakonshme dhe ato raste marrin një publicitet... Por, kjo çështje te ne në Kosovë ështe si një pemë e ndaluar”
, shprehet Shala.

Në Ligjin për Qasje në Dokumentet Zyrtare thuhet se cilido banor i përhershëm i Kosovës ose cilido person, i cili i plotëson kushtet për t`u regjistruar si banor i përhershëm i Kosovës, dhe cilido person fizik ose juridik, i cili banon ose e ka të regjistruar zyrën në Kosovë, ka të drejtë në qasje të dokumenteve të institucioneve, duke iu nënshtruar parimeve, kushteve dhe kufizimeve të përkufizuara me këtë ligj.

Por, përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se institucionet e Kosovës nuk po e zbatojnë këtë ligj, si dhe shumë ligje të tjera, të cilat janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Petrit Zogaj, nga Organizata “Fol”, thotë se, kohëve të fundit, kanë kërkuar nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit qasje në dokumentet zyrtare, lidhur me kontratën që kjo ministri ka bërë me kompaninë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës Morinë - Merdare. Por, sipas tij, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

“Ne i kemi kërkuar dokumentet në bazë të ligjit, i cili është për qasje në dokumentet publike zyrtare. Arsyetimi ka qenë tërësisht banal nga ana e sekretarit të kësaj ministrie, duke thënë që dokumentet që ne kërkojmë, janë dokumente të rëndësishme, me interes madhor dhe shumë të ndjeshme”.

“Ne kemi bërë një kundërpërgjigje për zyrtarët e ministrisë, duke thënë se Ligji për Qasje në Dokumente Zyrtare ekziston pikërisht për faktin se kemi dokumente të ndjeshme, të rëndësishme... sepse, këtë na e mundëson edhe Kushtetua e Kosovës
”, thotë Zogaj.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Institutit “GAP” konsiderojnë se qasja në dokumente zyrtare nuk lejohet, pasi që asnjë nga institucionet e vendit nuk kanë një listë, ku klasifikohen dokumentet e ndjeshme dhe ato më pak të ndjeshme. Agron Demi, analist i politikave në Institutin “GAP”, thotë:
...asnjë institucion nuk e ka një listë të dokumenteve, se cilat janë publike, e cilat janë konfidenciale.

“Për shkak të procedurave të brendshme, asnjë institucion nuk e ka një listë të dokumenteve, se cilat janë publike, e cilat janë konfidenciale”.


Zyrtarët e institucioneve të Kosovës, sa i përket kësaj çështjeje, nuk kanë dashur të prononcohen.
XS
SM
MD
LG