Ndërlidhjet

logo-print

Meta fton Konferencën Islamike të mos mbështesë rezolutën serbe



Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje ambasadorëve të vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike për të mos e mbështetur projekt-rezolutën e Serbisë në OKB.

Gjatë një takimi në Nju Jork me ambasadorët e vendeve të OKI, Meta shprehu qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe bëri thirrje për mos-mbështetje të projekt-rezolutës serbe.

Kryediplomati shqiptar e ka quajtur tekstin e projekt rezolutës serbe si të papranueshëm, konfliktual, ndarës dhe të dëmshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për vetë të ardhmen e Serbisë.
XS
SM
MD
LG