Ndërlidhjet

SHBA: Klinton e mbronë politikën e jashtme të Obamës


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka theksuar si suksese kryesore të politikës së jashtme të administratës Obama, sanksionet kundër Iranit dhe negociatat për marrëveshjen e re START me Rusinë.

Në një fjalim në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme, zonja Klinton, theksoi se strategjia e jashtme e administratës po jep fryte.

“Pas më tepër se një viti e gjysmë, ne kemi filluar t’i shohim përfitimet e kësaj strategjie. Ne po i avancojmë interesat e Amerikës dhe po bëjmë progres në disa nga sfidat tona më aktuale. Sot ne mund të themi me besim, se ky model i udhëheqjes amerikane, që e sjellë secilin mjet në dispozicionin tonë, që të punoj për të mirën e interesave tona kombëtare, po funksionon. Kjo ofron shpresën më të mirë në botën e rrezikshme”, tha mbrëmë vonë, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG