Ndërlidhjet

Obama bën thirrje për unitet



Presidenti amerikan, Barak Obama, ka nënvizuar rëndësinë e unitetit në mesazhin me rastin e 9-vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalimit javor në radio presidenti i SHBA theksoi:

"Kjo është një kohë e vështirësive për vendin tonë. Dhe ndodh shpesh, që në kohë të tilla ka nga ata që përpiqen të na godasin me hidhësinë e tyre, në mënyrë që të na ndajnë bazuar në dallimet tona dhe të na mbyllin sytë para të përbashkëtave që kemi. Por në një ditë si kjo në kujtohemi për më të mirën tonë dhe nuk tundohemi nga ata që duan të na ndajnë. Ne qëndrojmë bri njëri-tjetrit. Ne luftojmë bri njëri-tjetrit. Ne nuk lejojmë që të përcaktohemi nga frika, por nga shpresa që kemi për familjet dhe kombin tonë për një të ardhme më të ndritur".

Rreth 3000 njerëz humbën jetën nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit. Në këto sulme u goditën Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork, Pentagoni në Uashington dhe një aeroplan u rrëzua në një fushë të shtetit të Pensilvanisë.
XS
SM
MD
LG