Ndërlidhjet

Obama: Kurrë nuk do jemi në luftë me islamin


"Kurrë nuk do të jemi në luftë me islamin" tha presidenti Obama në Pentagon, gjatë ceremonisë përkujtimore me rastin e nëntë vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Zëvendëspresidenti Xho Bajden ishte në vendin ku dikur gjendej Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork. Rituali i rënies së kambanave dhe minuta e heshtjes në orën e sulmit u përsëritën edhe këtë vit.

Zonjat e para Mishel Obama dhe Laura Bush ishin në Shanksvil të Pensilvanisë, ku u rrëzua aeroplani i katërt ditën e sulmeve terroriste.
XS
SM
MD
LG