Ndërlidhjet

Mungesa e ujit të pijshëm shkakton vdekjen e miliona njerëzve



Mungesa e ujit të pijshëm është shkaktare e vdekjes së miliona njerëzve në vit, thanë ekspertët në kongresin e rregullt vjetor, Java Botërore e Ujit, që këtë vit mbahet në Stokholm.

Në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington thonë se rreth një miliardë njerëz në botë nuk kanë furnizim të mirë me ujë të pijshëm.

Çdo vit, 3.6 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet që transmetohen përmes ujit të papastërt.

Sipas UNICEF-it, 5 mijë fëmijë vdesin për çdo ditë nga diarea.
XS
SM
MD
LG