Ndërlidhjet

Ahmadinexhad nuk merr pjesë në takimin për çarmatimin



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad duket se ka anuluar planet për të marrë pjesë në takimin e javës së ardhshme në Kombet e Bashkuara, ku synohet ringjallja e bisedimeve ndërkombëtare për çarmatimin.

Kreu i OKB-së, Ban Ki Mun i tha agjencisë Reuters se Ahmadinexhadi “nuk do të marrë pjesë” në takimin e 24 shtatorit, që do të zhvillohet në kuadër të sesionit të ri të Asamblesë së Përgjithshme.

Megjithatë Ban pret të takohet në Nju Jork me presidentin iranian, ku do të diskutohet dhe programi bërthamor i Teheranit.

“E kuptoj që Ahmadinexhad nuk do të marrë pjesë në takimin për çarmatimin, por shpresoj që të kem mundësinë të zhvilloja një takim dypalësh me të për të diskutuar çështjet që na shqetësojnë, përfshi dhe programin bërthamor të Iranit”, tha Ban
XS
SM
MD
LG