Ndërlidhjet

SHBA, Britania e Franca shtojnë kërkesat ndaj Iranit



Shtetet e Bashkuara, Britania e Franca kanë bërë thirrje për forcimin e sanksioneve ndaj Iranit, për shkak të shqetësimeve në rritje lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe prodhimit të raketave, të afta për të përdorur armë bërthamore.

Ambasadorët perëndimorë në Kombet e Bashkuara i bënë thirrje të gjitha vendeve të japin më shumë detaje rreth zbatimit të sanksioneve ndaj Iranit.

Katër rrathë sanksionesh janë vendosur ndaj Iranit për shkak të refuzimit të Teheranit që të mos ndalojë pasurimin e uraniumit. Sanksionet më të fundit u vendosën në qershor.

Ambasadori i Kinës në OKB citohet të ketë thënë se fuqitë kryesore janë të gatshme të nisin një dialog me Teheranin për të zgjidhur kundërthëniet rreth programit iranian për pasurimin e uraniumit. Edhe Rusia ka mbështetur idenë e bisedimeve të mëtejshme.
XS
SM
MD
LG