Ndërlidhjet

Sarkozi dhe Barroso përplasen për romët në samitin e BE-së



Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi dhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, raportohet se janë përplasur në mënyrë dramatike në samitin e BE-së teksa po diskutonin mbi politikën e Francës ndaj dëbimit të romëve.

Muajin e kaluar Franca filloi riatdhesimin e qindra romëve, kryesisht në Rumani dhe Bullgari.

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov tha se Sarkozi u përfshi në “shkëmbim të rreptë” fjalësh me kreun e Komisionit Evropian gjatë drekës, pasi Baroso këtë javë i mbështeti hapat legalë kundër Francës.

Burime të paemëruara diplomatike gjithashtu e konfirmuan përplasjen verbale, duke thënë se Baroso e ka mbrojtur me vendosmëri rolin e komisionit, politikat e të cilit parashohin liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Sarkozi ndërkaq u zotua në një konferencë shtypi se do të vazhdojë t’i shpërndajë kampet ilegale në Francë përkundër kritikave.

Ai gjithashtu tha se Franca ishte “thellë e shokuar” nga paralelet me Luftën e Dytë Botërore.

Të martën, eurokomisionerja për Drejtësi, Vivian Reding, e kritikoi politikën e Francës me persekutimin nazit të romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG