Ndërlidhjet

Fyle: Të merren seriozisht kërkesat e Serbisë për në BE



Komisionari për Zgjërim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, tha në Beograd se ka ardhur koha që BE-ja t’i marrë seriozisht kërkesat e Serbisë për anëtarësim.

Pas bisedimeve me presidentin serb Boris Tadiq, Fyle shfaqi shpresën se së shpejti Komisioni Evropian do ta marrë vendimin për kërkesën e Serbisë.

Por, Fyle shtoi se procesi i afrimit të Serbisë do të zhvillohet sipas meritave.

Tadiq tha se Serbia dëshiron që për një kohë sa më të shkurtër t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.
XS
SM
MD
LG