Ndërlidhjet

Çeki: Gruaja i paguan pijet me fëmijën



Një grua çeke 28 vjeçare në qytezën Djeçin në veri të Çekisë, e ka lënë fëmijën e vet dy vjeçar në bar për shkak se nuk ka pasur para ta paguajë llogarinë e pijeve.

Në vend të shkojë të kërkojë para, ajo ka shkuar në një bar tjetër.

"Kur ajo ishte ngopur me pijen dhe zbavitjen, doli përjashta dhe e ndaloi policinë, duke e lutur që t'i ndihmojnë t'ia kthejë fëmijën", tha zëdhënësja e policisë, Petra Tripesova.

Policia e ka lënë fëmijën në spital deri sa e të vijë në vete e ëma, ndaj të cilës ka ngritur aktpadi për rrezikimin e fëmijës.

"Përveç që mund t'i merret fëmija, ajo rrezikon deri dy vjet burg", ka thënë Tipesova.
XS
SM
MD
LG