Ndërlidhjet

Kabul: Nga rrëzimi i helikopterit vdesin 9 ushtarë



Nëntë ushtarë të NATO-s, që janë pjesë e misionit në Afganistan, kanë humbur jetën dhe katër u plagosën nga rrëzimi i një helikopteri.

Aksidenti ndodhi në jug të Afganistanit dhe burimet e forcës shumëkombëshe thanë se nuk ka pasur luftime me militantët në zonën e incidentit. Hetimet po vazhdojnë për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit.

Me viktimat e fundit numri i ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë në Afganistan gjatë këtij viti ka shkuar në 529.
XS
SM
MD
LG