Ndërlidhjet

Nju Jork: Vazhdon samiti i Mileniumit



Sot vazhdon punimet samiti i Kombeve të Bashkuara mbi varfërinë.

Takimi tre ditor në Nju Jork i ka mbledhur bashkë 140 udhëheqës nga vendet e pasura dhe të varfëra për ta rishikuar përparimin e bërë në drejtim të arritjes së Synimeve të Mijëvjeçarit.

Në mesin e folësve të sotëm do të jenë presidenti amerikan, Barak Obama dhe kryeministri i Kinës, Ven Xhiabao.

Të martën, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendet duhet të marrin përsipër zhvillimin e tyre dhe të pushojnë së mbështeturi në shtrirjen e dorës.

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha se kapitalizmi ishte buzë kollapsit, dhe se është koha të krijohet një sistem i ri ekonomik.
XS
SM
MD
LG