Ndërlidhjet

Rusia nuk do t'i dërgojë Iranit raketat S-300


Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë ruse ka njoftuar se vendi i tij ka hequr dorë që të armatosë Iranin me raketa S-300, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Nikolai Makarov është cituar duke thënë se “një vendim është marrë që të mos i dërgohen Iranit raketat S-300 pasi ato padyshim që do bien në kundërshtim me sanksionet.” Makarov, megjithatë, nuk ka dhënë përgjigje definitive në pyetjen nëse marrëveshja për këto raketa është hedhur poshtë në tërësi.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, më parë kishte deklaruar se marrëveshja për raketat S-300 me Iranin nuk i shkel sanksionet e OKB-së për shërbime ushtarake dhe financiare ndaj Iranit.

Rusia e kishte nënshkruar këtë marrëveshje vite më parë, mirëpo asnjëherë nuk i kishte nisur raketat drejt Iranit për shkak të presionit të madh nga SHBA-të dhe Izraeli. Këto dy vende frikësohen se raketat e tilla do të mund të përmirësonin në mënyrë dramatike mundësinë mbrojtëse të Iranit.
XS
SM
MD
LG