Ndërlidhjet

Irani braktis garën për ulëse në bordin e ANEB



Diplomatët thanë se Irani është tërhequr sot nga gara për ulëse në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, pasi dështoi të sigurojë mbështetjen konsenzuale të një grupi rajonal nga vendet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë.

Një diplomat i paemëruar arab i tha agjencisë Reuters se Irani e shpalli tërheqjen e kandidaturës për "hir të solidaritetit me grupin".

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, vende aleate me SHBA-të, u zgjodhën sot në bordin 35 anëtarësh të agjencisë.
XS
SM
MD
LG