Ndërlidhjet

Sërish dhunë dhe sulme në Dagestan


Mediat ruse thonë se një sulmues vetvrasës ka hedhur vetën në erë në Republikën e Dagestanit duke lënduar së paku 42 persona përfshi edhe disa oficerë policie.

Sulmuesi ka thyer një kordon policie në kryqytet, Makhackala ku forcat e sigurisë ishin duke u përballur me luftetarë kryengritës.

Gjatë këtyre përleshjeve dy rebel islamik janë vrarë.

Ndërkaq të premten, 5 persona të dyshuar për terrorizëm, përfshirë edhe një grua janë vrarë në Dagestan. Ky vend kohëve të fundit përballet me konflikte të përgjakshme në mes të forcave që janë lojale ndaj Moskës, grupeve kriminale dhe islamistëve që kërkojnë pavarësi nga Rusia.
XS
SM
MD
LG