Ndërlidhjet

Nobelisti nigerian i futet politikës


Fituesi i cmimit Nobel per letersi, Vole Sojinka ka nisur një fushatë politike në Nigeri, ndërsa koha për mbajtjen e zgjedhjeve për president dhe parlament të ri të vendit po afron.

Fronti Demokrati për një Federatë të Popullit ka për qëllim që të reduktojë korrupsionin dhe përmirësojë kushtet për shëndetësi dhe shkollim në shtetin më të populluar të Afrikës.

Ajo që e ka bërë të njohur Sojinkën janë skendarët e teatrit dhe librat me prapavi politike. Ai është zgjedhur shef i partisë, mirëpo ende nuk është e qartë nëse ai do kandidohet për ndonjë prej posteve në zgjedhjet që do mbahen vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG