Ndërlidhjet

Vondra: Ristrukturohet prania ushtarake çeke në Kosovë


Republika Çeke do të ristrukturojë praninë ushtarake në Kosovë. Ministri i mbrojtjes, Aleksandër Vondra, gjatë një vizite në Prishtinë, ka thënë se në fund të muajit tetor rreth 300 ushtarë çekë do të kthehen në atdhe, por ai tha se kjo nuk do thotë se po braktiset Kosova.

“Ne nuk po e lëmë Kosovën, nuk po ikim, ne në të vërtetë as që po e zvogëlojmë nivelin e pjesëmarrjes, por vetëm po e ndryshojmë strukturën e kontingjentit. Në fund të tetorit rreth 300 ushtarë çekë do të kthehen në Republikën Çeke dhe ata do të jenë atje si batalion operacional rezervë, në mënyrë që të jetë i gatshëm të kthehet, nëse ka nevojë. Por, ne do ta ruajmë praninë me 90 ushtarë në Kosovë”, tha ministri Vondra pas takimit me zëvendës kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi.

Vondra tha se ndryshimi i strukturës së pranisë ushtarake çeke është si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë, por edhe për shkak se Çekia dëshiron ta forcojë praninë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG