Ndërlidhjet

Irani së shpejti miqësore me Brazilin


Agjencia e lajmeve iraniane, ISNA, ka raportuar se kombëtarja e Iranit në futboll do të luaj javën e ardhshme një ndeshje miqësore me kombëtaren e Brazilit.

Ndëshja megjithatë nuk do të zhvillohet në asnjëren prej këtyre dy shteteve, por në Emiratet e Bashkuara Arabe. Federata e Futbollit të Iranit ka thënë se brazilianët kanë premtuar që të dërgojnë një ekip të fuqishëm, ndërsa ka hedhur poshtë zërat se Irani ka paguar një shumë të madhe parash që të bind Brazilin për këtë ndeshje.

Kombëtarja e Iranit e ka pasur shumë të vështirë që të gjej një kombëtare tjetër për ndeshje miqësore, kryesisht për shkak të komenteve që ka bërë Presidenti i vendit, Mahmud Ahmedinexhad.

Ahmedinexhad ndër të tjera, publikisht e ka mohuar holokaustin e hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë kjo ndeshje miqësore sipas të gjitha gjasave do të ndodhë për shkak të miqësisë së mirë që ekziston në mes të udhëheqësve të të dyja vendeve, Ahmedinexhadit dhe Presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula de Silva. Ky i fundit ka përkahur programin bërthamor të Iranit për të cilin vendet e perëndimit janë seriozisht të shqetësuara.
XS
SM
MD
LG