Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Shkatërrimi i pajisjeve të Telekomit është provokim



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se shkatërrimi i pajisjes së Telekomit të Serbisë në Kosovë paraqet “lloj të ri të provokimit”, dhe nuk do t’i kontribuojë dialogut Prishtinë-Beograd, i cili pritet të fillojë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Ne sot përpiqemi të bëjmë gjithçka që t’i pengojmë provokimet e tilla dhe ta aftësojmë sistemin telekomunikues, që të gjithë qytetarët në Kosovë të mund të kenë sinjalin, pavarësisht nëse janë serbë apo shqiptarë. Jemi të bindur se operatori shtetëror i ka të gjitha të drejtat dhe liçencat për punë”, ka thënë Tadiq.

Ai ka shtuar se Serbia do të luftojë për të drejtat dhe pronësinë e vet në Kosovë.

“Çështja e pronësisë dhe e pronës do të jetë temë e bisedimeve dhe dialogut, të cilët na presin së shpejti”, ka thënë presidenti serb.
XS
SM
MD
LG