Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Arrestohen 22 trafikantë droge



Policia italiane tha se ka arritur të arrestojë 22 shqiptarë për trafikim të drogës.

Gjithashtu raportohet se është sekuestruar dhe lënda narkotike prej 27 kg kokainë dhe 48 kg mariuanë.

Policia ka sekuestruar objekte në vlerën e 11 mijë eurove si dhe shumë automjete të cilat trafikantët i përdornin për të shpërndarë lëndën narkotike.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA raportoi se në operacionin e arrestimeve morën pjesë 150 punonjës të policisë.
XS
SM
MD
LG