Ndërlidhjet

Sllovakia i tërheq trupat nga Kosova



Sllovakia e ka miratuar tërheqjen e plotë të trupave të saj nga Kosova deri në fund të këtij viti, për të mundësuar dërgimin e trupave shtesë në Afganistan, tha ministria e Mbrojtjes në Bratisllavë.

"Sllovakia do t'i tërheqë të gjitha 140 trupat që aktualisht operojnë në Kosovë deri në fund të vitit", e transmeton AFP zëdhënësin e ministrisë, Rikard Sumegi.

Ai ka shtuar se "tërheqja do t'i mundësojë Sllovakisë që ta forcojë praninë e saj në misionin e NATO-s në Afganistan".
XS
SM
MD
LG