Ndërlidhjet

Lukashenka akuzon bizneset ruse për financimin e opozitës



Presidenti bellorus, Aleksandr Lukashenka, i ka akuzuar kompanitë ruse për financimin e politikanëve të opozitës në Bellorusi.

Ai gjithashtu tha se Rusia nuk do të duhej t'i japë hapësirë televizive opozitës belloruse, dhe i akuzoi autoritetet ruse për përzierje në politikën e brendshme të vendit të tij.

Lukashenka, i cili po synon mandatin e katërt në zgjedhjet presidenciale më 19 dhjetor, ka qenë në fuqi prej vitit 1994.
XS
SM
MD
LG