Ndërlidhjet

Përfunduan zgjedhjet në Bosnjë


Në Bosnjë e Hercegovinë përfunduan zgjedhjet pa incidente të mëdha apo probleme. Megjithatë këto zgjedhje nuk priten të sjellin ndonjë ndryshim të madh në vendin që duket se po vend-numëron.

Sipas sondazheve të bëra para zgjedhjeve, politikanët dhe partitë që tashmë janë në pushtet duket se do të fitojnë edhe një mandat 4 vjeçar.

Dalja në zgjedhje deri në orën 15 ka qenë 35.7 % e 3.1 milion votuesve. Ndërkaq para 4 vjetësh totali i pjesëmarrjes në zgjedhje ka qenë 55.3 %.

Këto zgjedhje do të krijojnë Institucionet e reja qëndrore, Parlamentin dhe Presidencën tripalëshe të përbërë nga myslimanët, serbët dhe kroatët dy Parlamente rajonale.
XS
SM
MD
LG