Ndërlidhjet

Dodik: Bosnja do të jetë bashkësi republikash, ose s'do ekzistojë



Millorad Dodik, fitues në zgjedhjet për president të Republikës Serbe të Bosnjës, i ka thënë gazetës “Danas” se Bosnjë e Hercegovina do të jetë bashkësi e republikave, ose nuk do të ekzistojë.

Sipas tij, Bosnja duhet të jetë “bashkësi e lirshme“, ndërsa Republikës Serbe duhet “t’i rikthehen të gjitha kompetencat që i përkasin në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit“.

Bosnjë e Hercegovina është një “gabim që ka lindur gjatë procesit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Të huajt përpiqen ta ringjallin, por të gjithë e kanë të qartë se nuk ka asgjë nga kjo, jo për shkak të Millorad Dodikut, por për shkak të historisë dhe rrethanave, të cilat këtu kanë ekzistuar gjithmonë”.

Kryeministri aktual i Republikës Serbe të Bosnjës, ka pohuar se “pozicioni politik i Sarajevës është hakmarrja ndaj serbëve”.

Mundësia për “relaksimin e marrëdhënieve në BeH ekziston vetëm te qarqet liberal-demokrate në Beograd dhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila mbi 20 vjet përpiqet pa sukses ta mbajë të gjallë këtë iluzion. BeH është e pamundur të jetë shtet, asnjëherë nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë. Ky është realiteti i vetëm, dhe unë nuk jam fajtor për këtë“, ka thënë Dodik.

Dodik i ka thënë gazetës “Danas“se nuk do të heqë dorë nga politikat që i ka udhëhequr, dhe ka shtuar se nuk do të mund t’a detyrojnë që ta bëjë këtë.
XS
SM
MD
LG