Ndërlidhjet

Francë: Policia arrestoi 12 vet në ndërhyrje anti terror


Raportohet se policia e Francës ka arrestuar së paku 12 vetë në ndërhyrjet e sotme anti terror në pjesën jugore të Francës.

Zyrtarët thanë se nëntë militantë islamikë ishin arrestuar afër qytetit port Marsej, për shkak të involvimit të dyshuar në trafikim të eksplozivit dhe të armëve.

Dy të tjerë janë arrestuar poashtu në Marsej, ndërsa një tjetër në Bordo, i dyshuar për lidhje me një francez të arrestuar muajin e kaluar në Itali, i cili ishte i akuzuar për lidhje me një grup rekrutues afgan.

Këto arrestime janë bërë derisa burime të sigurisë në disa vende perëndimore kanë tërhequr vërejtjen për komplot për sulme kundër caqeve publike në Evropë.
XS
SM
MD
LG