Ndërlidhjet

Prishtinë: Hapet ekspozita “Shqiptarët që shpëtuan hebrejntë”


Në Prishtinë do të hapet ekspozita e fotografive të fotografit amerikan, Norman H. Gershman, me titullin “Besa: Shqipëtarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka njoftuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se ekspozita, që hapet nesër në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë, do të përurohet nga i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane, Majkël Marfi.

Në njoftim, theksohet se këto fotografi të familjeve shqiptare të bëra gjatë periudhës 2004-2008, janë “një testament për konsideratën dhe heroizmin e atyre të cilët strehuan hebrenjtë”.
XS
SM
MD
LG