Ndërlidhjet

SHBA: Shtyhet gjykimi për të burgosurin nga Guantanamo



Gjykimi i parë civil për një ish të burgosur në burgun amerikan në Guantanamo është shtyrë sot në Nju Jork pasi gjykatësi vendosi se qeveria nuk mund t'i ftojë të gjithë dëshmitarët.

Ahmed Khalfan Ghaliani, shtetas i Tanzanisë, akuzohet për rol kryesor në vrasjen e 224 njerëzve në sulmet në ambasadat amerikane në Tanzani dhe Keni, në vitin 1998.

Gjykatësi tha se njeriu, për të cilin zyrtarët thonë se ia ka shitur eksplozivin, nuk mund të jetë dëshmitar për shkak se "dëshmia e tij do të ishte produkt i deklaratave të Ghalianit para CIA-s".

Ghaliani u arrestua në Pakistan në vitin 2004. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të pëjetshëm.
XS
SM
MD
LG