Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë i mbështet bisedimet me talibanët



Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Barak Obama i mbështet përpjekjet e fundit të qeverisë së Afganistanit për bisedime paqësore me talibanët.

Sidoqoftë, sekretari për shtyp, Robert Gibs, ripërsëriti se udhëheqësit talibanë duhet një herë të heqin dorë nga dhuna dhe nga mbështetja e Al Kaidës, dhe duhet të premtojnë t'i respektojnë ligjet afgane.

Gibs poashtu tha se u përket liderëve afganë që të vendosin se me kë do të bisedojnë.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se sot në Kabul janë zhvilluar bisedime paqësore ndërmjet përfaqësuesve të talibanëve, zyrtarëve afganë dhe të një delegacioni të qeverisë së Pakistanit.

Bisedimet synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG