Ndërlidhjet

Geim: Rusisë i duhen dekada investimesh në shkencë



Andre Geim, fituesi i çmimit Nobel në fizikë për këtë vit tha se Rusisë do t’i duhen së paku 50 vjetë investime të fuqishme, që të mund të arrijë nivelin aktual të shkencës ndërkombëtare.

Geim, shtetas holandez, i lindur në Rusi, i bëri këto komente gjatë një interviste për radion “Echo Moscow”. Geim nuk ka pranuar ofertën për t’iu bashkangjitur projektit të zhvillimit teknologjik në Skollkovo të Rusisë duke thënë se “është budallallëk të importosh emra të mëdhenj, pasi duhet të krijosh emrat e tu”.

Geim e ndau çmimin Nobel me partnerin e tij në shkencë Konstantin Novosellov, një tjetër shkencëtar me origjinë ruse. Të dy fizikantët punojnë në universitetet britanike.
XS
SM
MD
LG