Ndërlidhjet

Largohet këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Obama



Këshilltari i presidentit amerikan Barak Obama për siguri kombëtare, Xhejms Xhons, largohet nga detyra dhe do t'a zëvendësojë ndihmësi i tij, Tom Donilon.

Largimi i Xhons hyn në fuqi pas dy javësh, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan në kushte anonimiteti.

Ai ka shtuar se Obama do ta shpallë lajmin gjatë mbrëmjes.

Zyrtari ka thënë se Xhons në fillim të mandatit kishte paralajmëruar se do ta lëshojë detyrën pas dy vjetësh.
XS
SM
MD
LG