Ndërlidhjet

Konvoji i parë i NATO-s lejohet të kaloi kufirin pakistanez


Zyrtarët doganorë të Pakistanit njoftojnë se konvoji i parë i përbërë nga disa automje furnizuese të NATO-s është lejuar të kalojë kufirin dhe tashmë gjenden në Afganistan.

Automjetet e NATO-s që furnizojnë forcat e tyre në Afganistan përmes një pike kufitare të Pakistanit ishin bllokuar nga 30 shtatori. Vendimi i Pakistanit u morrë në shenjë proteste pas një sulmi të një helikopteri amerikan që vrau dy ushtarë pakistanez.

Mirëpo bllokada pakistaneze mundësoi sulme të njëpasnjëshme të militantëve kundër automjeteve të NATO-s, të cilët arritën që të shkatërrojnë jo pak prej kamionëve të aleancës veri-atlantike.
XS
SM
MD
LG