Ndërlidhjet

Irani do të gjykojë pesë 'spiunë'



Kryeprokurori i Teheranit tha se Irani së shpejti do t'i nxjerrë para gjyqit pesë njerëz të akuzuar për spiunazh për "armiqtë" e vendit, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Prokurori Abas Xhafari Dolatabadi nuk i identifikoi 'spiunët' e pretenduar dhe nuk e përcaktoi datën e gjykimit.

Ai tha se pesë të apostrofuarit u kishin kaluar informata "armiqve", duke përmendur programin e gjithësisë dhe atë kibernetik, mbrojtjen dhe ekonominë.
XS
SM
MD
LG