Ndërlidhjet

logo-print

Platini e Blater dënojnë dhunën e huliganëve serbë



Presidenti i FIFA-s Sep Blater dhe ai i UEFA-s Mishel Platini kanë dënuar ashpër dhunën e huliganëve serbë në Gjenova gjatë ndeshjes së të martës mes Italisë e Serbisë. Takimi ishte në kuadër të ndeshjeve kualifikuese Euro2012.

“Jam i tronditur nga pamjet e djeshme në ndeshjen Itali-Serbi. Kam shumë kujtime të këqia që lidhen me dhunën në futboll. Pres rezultatet e hetimeve dhe vendimet e trupit disiplinues. Kujtoj se UEFA ka tolerancë zero ndaj dhunës në stadiume”, tha Platini.

Takimi u ndërpre në minutën e shtatë si pasojë e dhunës, derisa Italia e fitoi ndeshjen në tavolinë.
XS
SM
MD
LG