Ndërlidhjet

Rusi-Venezuelë, bashkëpunim për energjinë bërthamore



Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, takohet gjatë ditës në Moskë me presidentin rus Medvedev dhe kryeministrin Putin.

Çavez pritet të nënshkruajë me Rusinë një numër marrëveshjesh në fushën e energjisë bërthamore, në atë të mbrojtjes dhe në sistemin bankar. Gjatë tre viteve të fundit Çavezi ka blerë nga Rusia së paku 5 miliardë dollarë armë.

Moska nga ana e saj po sheh të eksportojë në Venezuelë ekspertizën në fushën e energjisë bërthamore.
XS
SM
MD
LG