Ndërlidhjet

logo-print

Shkup, protesta kundër djegies së flamurit


Qindra qytetarë shqiptarë kanë protestuar para ambasadës serbe në Shkup, kundër djegies së flamurit shqiptarë nga huliganët serbë. Protesta u organizua nga Lëvizja Qytetare ‘Zgjohu”, e cila improvizoi një lojë futbolli para ambasadës serbe, të cilës i dhuroi dy flamuj, të BE-së dhe NATO-s.

Me këtë gjest “Zgjohu” i përkujtoi ambasadës se “me diegien e flamurit shqiptarë, serbët kanë djegur edhe gjasat për integrimin e tyre në këto dy institucione të fuqishme ndërkombëtare”. Protestuesit kërkuan nga Serbia që t’i kërkoj falje gjithë shqiptarëve për djegien e flamurit. “ Kemi ardhur këtu para përfaqësisë së shtetit serb në Maqedoni për të theksuar se shqiptarët nuk tolerojnë përdhosje të flamurit të tij kombëtar dhe të tregojmë se 7 milion shqiptarët në rajon jemi një, sepse me të vërtet jemi një dhe i ndajmë vlerat e njëjta.”, deklaroi Ismail Krifca nga Lëvizja Qytetare “Zgjohu”. Protesta përfundoi e qetë dhe pa incidente.
XS
SM
MD
LG