Ndërlidhjet

Kliçko mbron titullin e kampionit për të pestën herë me radhë


Boksieri ukrainas, Vitali Kliçko, ka ruajtur titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë me fitoren e mbrëmshme ndaj sfiduesit amerikan, Shanon Brigs. 39 vjeçari Kliçko fitoi me pikë ndaj Brigs pas përfundimit të 12 raundeve të shtunën në Hamburg të Gjermanisë duke e mbrojtur kështu titullin e kampionit për të pestën herë më rradhë.

Kjo fitore i siguron edhe rekordin e 41 fitoreve Vitali Kliçkos , 38 prej të cilave i kishte me “knockout”, ndërsa në karrierë ka regjistruar vetëm dy humbje.
Brigs i cili para ndeshjës thoshte se do e mund Kliçkon, pas humbjes tha se ukrainasi është boksier i mirë dhe e meriton titullin.
XS
SM
MD
LG