Ndërlidhjet

Zgjedhjet speciale në Karaçi mbahen me tensione të shtuara


Në qytetin më të madh pakistanez, Karaçi, janë hapur qendrat e votimit, disa orë pasi dhuna sektariane vrau 22 persona.

Zgjedhjet e veçanta që po mbahen në këtë qytet janë për shkak se deputeti i kësaj zone, Rasa Haider, u vra nga persona të armatosur në muajin gusht. Në Pakistan kur një ligjvënës që është ende me mandat ndrron jetë, ligji kërkon mbajtjen e zgjedhjeve speciale për zgjedhjen e zëvendësimit.
Në këto zgjedhje në të njejtën kohë po votohet dhe për përfaqësues të parlamentit krahinor.

Në këtë krahinë dhuna nisi në mes të popullatës shumicë Urdu dhe pakicës Pashto, ndërsa sipas një banori të Karaçit, situata është mjaftë e tensionuar derisa njerëzit votojnë.

Partia që përfaqëson minoritetin Pashtun, Partia Kombëtare Avami, po bojkoton zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG