Ndërlidhjet

Çeki: Të majtët arrijnë rezultate të mira në zgjedhjet senatoriale


Në Republikën Çeke, opozita Social Demokrate ka arritur të dalë e para në raundin e parë të zgjedhjeve për Senatin e Parlamentit, ndërkaq kanë shtuar elektoratin e vet edhe në zgjedhjet lokale.

Partia e krahut të majtë, CSSD, doli partia e parë ose e dyta në 22 rajone senatoriale në të cilat ata garonin duke i dhënë kështu partisë mundësinë për të marrë shumicën në dhomën e sipërme në raundin e dytë. Partia e majtë i ka 29 vende në senat të cilat nuk ishin pjesë e garës zgjedhore, ndërsa kanë nevojë të fitojnë edhe 12 vende të tjera që të sigurojnë shumicën.

Subjekti konservativ, Partia Demokratike Qytetare e kryeministrit, Peter Necas ka arritur rezultate shumë të dobëta duke krijuar përshtypjen që votuesit çek kanë dashur të dënojnë qeverinë aktuale të qendrës së djathtë për planet e saj për shkurtime buxhetore.
XS
SM
MD
LG