Ndërlidhjet

Tadiç: Kapja e Mlladiçit, detyrim ndaj viktimave të pafajshme



Arrestimi i Mlladiçit është çështje kohe, ka deklaruar presidenti serb Boris Tadiç për mediat vendase. “Dua që Serbia të lirohet nga pesha e kriminelëve të luftës dhe të bëhet një vend kandidat për anëtarësim në BE, i fokusuar në problemet që përmirësojnë jetët e njerëzve”, tha Tadiç.

“Edhe nëse Gjykata e Hagës pushon së funksionuari nesër ne do të vazhdojmë me të gjitha forcat tona të kërkojmë Mlladiçin. Ky është detyrimi ynë, para së gjithash ndaj viktimave të pafajshme dhe familjeve të tyre”, tha presidenti serb.
XS
SM
MD
LG