Ndërlidhjet

Vriten tre militantë në Taxhikistan



Forcat e sigurisë dhe policia e Taxhikistanit thanë se kanë vrarë tre militantë dhe kanë kapur tre të tjerë në dy zona të ndryshme të vendit.

Ministria e Brendshme tha se një militant u vra dhe tre u kapën sot gjatë operacionit në luginën Rasht, 180 km në lindje të kryeqytetit Dushanbe.

Rash ishte arenë e luftimeve në shtator, kur militantët i zunë pritën një konvoji dhe vranë 26 ushtarë.

Në rajonin verior Sohd, dy militantë janë vrarë dje pasi kishin rezistuar arrestimin.
XS
SM
MD
LG