Ndërlidhjet

Paris: Policia shpërthen bllokadën e rafinerisë



Grevistët janë përplasur gjatë natës me policinë, e cila e ka liruar hyrjen në rafinerinë e naftës që furnizon Parisin me karburant, duke i dhënë fund bllokadës së punëtorëve që protestojnë kundër planit të qeverisë për rritjen e moshës së pensionimit.

Bllokadat e rafinerive të naftës dhe depove të karburanteve në mbarë vendin ishin pjesë e grevave dhe demonstratave në 10 ditët e fundit.

Senati pritet sot ta votojë ligjin, i cili moshën minimale për pension e rrit nga 60 në 62 vjet.

Ligji tashmë është miratuar në dhomën e ulët të parlamentit.

Përkundër kësaj, sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të reja.
XS
SM
MD
LG